Team Leader B2B, (Partner & Terren) Italisht | Enpal ☀️/ Energji e Rinovueshme
- Full-time
Descrizione dell'azienda
Enpal ndjek ëndrrën për të ndërtuar komunitetin më të madh të energjisë së rinovueshme në botë. Ne tregetojme impiante fotovoltaike, akumulatorë energjie dhe wallbox me një tarifë të plotë all-inclusive, duke kombinuar një tarifë të ulët elektrike ekologjike me një zgjidhje të plotë të integruar. Vetëm në Shqipëri, ne kemi një ekip prej më shumë se 250 profesionistësh shumë të kualifikuar, dhe synimi ynë është të vazhdojmë të rritemi ndjeshëm në vitet e ardhshme. Ne jemi vazhdimisht të angazhuar në zgjerimin e stafit tonë për të përballuar sfidat e reja dhe për të kapur mundësitë e tregut, duke mbajtur gjithmonë në qendër cilësinë e punës sonë dhe kënaqësinë e klientëve tanë.
Descrizione del lavoro
Për zyrën tonë në Tiranë, jemi në kërkim të një: Team Leader B2B Affiliate & Field Sales
Përshkrimi i punës.
Team Leader B2B Affiliate & Field Sales do të jetë përgjegjës për drejtimin dhe menaxhimin e një ekipi përfaqësues shitjesh dhe partnerësh B2B. Personi në këtë rol do të ketë për detyrë të koordinojë aktivitetet e shitjeve përmes një rrjeti të perfaqësuesve te shitjeve profesionistë dhe të ndërtojë marrëdhënie të forta me partnerë të rinj, si agjencitë e pasurive të patundshme apo arkitektët, për të marrë referenca të klientëve të interesuar për instalimin e impianteve fotovoltaike, duke siguruar arritjen e objektivave të shitjeve.
Qualifiche
Përgjegjësitë kryesore:
- Koordinimi, mbështetja dhe motivimi i ekipit të përfaqësuesve të shitjeve në terren dhe partnerët B2B.
- Identifikimi i klientëve të rinj dhe përmiresimi i marrëdhënieve strategjike me klientët ekzistues.
- Organizimi dhe monitorimi i aktiviteteve të shitjeve në terren dhe B2B.
- Analiza e vazhdueshme e KPI-ve të shitjeve dhe performancës së ekipit, ndërhyrja për të përmirësuar rezultatet.
- Studimi dhe menaxhimi i strategjive efektive për afrimin e partnerëve dhe klientëve të rinj.
- Ofrimi i trajnimeve të vazhdueshme dhe mbështetje për ekipin për të përmirësuar aftësitë e shitjeve dhe marrëdhënieve, duke siguruar rritjen dhe zhvillimin profesional.
- Menaxhimi personal i negociatave më strategjike me klientët B2B.
Kërkohet:
- Të paktën 5 vjet përvojë në role të shitjeve në terren dhe/ose B2B, me të paktën 2 vjet në një rol supervizor.
- Aftësi të shkëlqyera në udhëheqje dhe menaxhim ekipi, me një orientim të fortë drejt rezultateve.
- Eksperiencë në menaxhimin e cikleve të shitjeve komplekse, në kontekstin B2C dhe/ose B2B, dhe në negociatat me klientët e biznesit.
- Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie të forta si brenda ekipit ashtu edhe jashtë me klientët, duke përdorur aftësi të shkëlqyera negociuese.
- Disponibilitet për të punuar në zyrën tonë në Tiranë.
Ulteriori informazioni
Çfarë ofrojmë:
- Kontratë të rregullt sipas ligjit shqiptar.
- Paga fikse + bonus variabël shumë konkurruese.
- Ambient pune dinamik dhe stimulues, me mundësi për zhvillim profesional.
- Zhvillim dhe perspektiva për rritje profesionale.
- Mundësia për të ndarë idetë tuaja dhe të bëheni pjesë e një historie suksesi.
- Pajisje harduerike të dhëna për të kryer punën në mënyrën më të mirë.
Orari i punës: me kohë të plotë nga e hëna në të premten, nga ora 09:00-18:00 & 10:00-19:00 (fundjavë pushim).
Vendi i punës: Astrit Sulejman Balluku, pranë bar Sanremo (Myslym Shyri), Tiranë.
Nëse mendoni se jeni kandidati i duhur, ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj të përditësuar në italisht në adresën e emailit: [email protected]
Kontakti: +355 69 875 7859
______________________________________________________________________
Da Enpal siamo orgogliosi della diversità del nostro team. Non vengono prese decisioni sulla base del colore della pelle, della religione o del credo religioso, dell'origine etnica o nazionale, della nazionalità, dell'identità di genere, dell'orientamento sessuale, della disabilità o dell'età, né durante l'assunzione né durante il rapporto di lavoro. Enpal è sinonimo di un posto di lavoro sicuro e combatte contro la discriminazione e le molestie di qualsiasi tipo.