Account Manager B2B ne Gjuhen Greke per Shitjen e Makinave Online
- Full-time
Company Description
AUTO1.com është tregu kryesor online i Evropës B2B për blerjen dhe shitjen e makinave të përdorura.
Tregtarët tanë partnerë, në mbi 30 vende, mund të blejnë vetura nga portali ynë,
në mënyrë ankandi ose blini tani, në siguri të plotë, duke u mbështetur në mbi 30,000 modele të certifikuara dhe gjithmonë të disponueshme.
AUTO1.com është pjesë e AUTO1 Group, platforma kryesore evropiane e tregtimit të makinave.
Job Description
AUTO1 Group është në kërkim të një Agjenti/e Shitjesh Telefonike në gjuhën greke, energjik/e dhe të orientuar drejt rezultateve, për t'iu bashkuar ekipit tonë komercial.
Në këtë rol do të jesh pjesë e një ekipi dinamik, ku do të ndërtosh marrëdhënie të forta me partnerët tanë, do të identifikosh mundësi të reja biznesi dhe do të kontribuosh në zhvillimin e bashkëpunimeve afatgjata në tregun grek. Në të njëjtën kohë, do të shërbesh si pika kryesore e kontaktit ndërmjet AUTO1 dhe partnerëve tanë.
Qualifications
Përgjegjësitë kryesore
- Promovimi dhe shitja e automjeteve përmes komunikimit telefonik.
- Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët dhe partnerët në tregun grek.
- Identifikimi dhe zhvillimi i mundësive të reja të biznesit.
- Ndërtimi i bashkëpunimeve të qëndrueshme dhe afatgjata me partnerët.
- Ofrimi i një eksperience profesionale dhe cilësore gjatë gjithë procesit të shitjes.
- Arritja e objektivave individuale dhe të ekipit.
Kerkojme:
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës greke (të folur dhe të shkruar).
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh.
- Eksperiencë në shitje, preferohet në shitje telefonike ose në shërbim ndaj klientit.
- Orientim drejt rezultateve dhe aftësi për të punuar me objektiva.
- Interes ose pasion për industrinë automobilistike.
- Aftësi organizative dhe frymë bashkëpunimi.
Çfarë ofrojmë:
- Kontratë pune në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar.
- Orar pune Full-Time, nga e hëna në të premte, 09:00–18:00 (fundjava pushim).
- Bonus i garantuar gjatë 3 muajve të parë, pavarësisht performancës.
- Skemë bonusi bazuar në performancë.
- Trajnim i vazhdueshëm dhe mundësi reale për zhvillim profesional.
- Ambient pune modern, dinamik dhe bashkëpunues.
- Mundësi për të ndërtuar karrierë brenda një kompanie ndërkombëtare në rritje.
Additional Information
Vendi i punes: Rruga Dritan Hoxha – Kompleksi e-88, Laprake, Tirana
Per te njohur me mire Kompanine tone, aktivitetet, produktet, klientet, eksperiencat e punonjesve, vizitoni website tone, https://www.auto1-group.com
Kontakt:
+355675039121
Email: [email protected]
Auto 1, informon kandidatet se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit të internetit per pozicione te lira pune se te dhenat e tyre personale te derguara prej tyre elektronikisht nepermjet CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”; Auto 1 do të ruaj në mënyrë konfidenciale dhe nuk do te tranferoje CV e kandidateve qe aplikojne per pozicione te lira tek ndonjë pale e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij te rekrutimit. Te dhenat personale qe perpunohen nga Auto 1 per kategorine e kandidateve per pozicione te lira te punes do te perpunohen vetem per qellimin e perzgjedhjes se punemarreseve. Maksimumi i ruajtjes se ketyre CV eshte 5 dite nga data e marrjes se me mail me CV perkates prane Auto1.
By clicking the link above or any third-party link within this posting, you are leaving this site and going to a third-party website where the third-party website's terms and privacy policy apply